![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot-2023-08-19-215102.jpg)
Këngëtarja amerikane, Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në muajin shkurt të këtij viti dhe fansat kanë pritur me padurim lajmin për lindjen e saj javët e fundit.
Ikona e muzikës pop, ishte shfaqur në shumë paraqitje me barkun e saj të rrumbullakosur, duke mos e fshehur fare, periudhën e pritjes së ëmbël.
Por, Rihanna nuk ka ndarë imazhe kohëve të fundit, kështu që mund të konsiderohet si një sinjal. Që ndoshta ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Ndërsa interneti pret përditësime mbi lajmet e familjes së adhurueshme të Rihanna-s me rep artistin, ASAP Rocky, privatësia e tyre jep pak mundësi për të shuar pikëpyetjet e publikut.
Është raportuar se ylli i hitit “Ombrella” ka mirëpritur një vajzë, por as ajo, e as partneri i saj, ASAP Rocky, nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.
Publikimi në internet nga mediumi, MediaTakeOut raportoi më 9 gusht se Rihanna dhe ASAP kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë dhe po “pushojnë e shijojnë ditët e para të ardhjes në jetë të foshnjës në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos”.
Po ashtu, ylli u fotografua duke bërë blerje në seksionin e vajzave të një dyqani muajt e fundit.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot-2023-08-19-215542-1024x567.jpg)
Fansat janë të bindur se fëmija i dytë i çiftit është një vajzë pasi ASAP postoi një sërë fotografish dhe videosh në “Ditën e Babait” këtë vit, njëra prej të cilave përfshinte një video të tij duke larë dhëmbët me pastë dhëmbësh rozë.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/1687153538_135_Rihanna-shares-comment-on-AAP-Rockys-Fathers-Day-post-The.jpg)
Ajo dhe ASAP janë tashmë prindër të një djali të quajtur Rza, i cili lindi në maj të vitit 2022.
ASAP, e kishte konfirmuar emrin e Rza në ditëlindjen e tij të parë më 13 maj, kështu që mund të ndodhë që ata të bëjnë të njëjtën gjë për fëmijën e tyre të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jessica Alba ndan sekretin e saj për një martesë të lumtur
-
Princesha Madeleine e Suedisë kthehet në atdheun e saj me familjen e saj pasi jetoi për disa vjet në SHBA
-
Ngjyra e rrobave të banjës së fëmijës suaj mund të luajë një rol në sigurinë e tyre në pishinë apo det, thonë ekspertët
-
Princi Harry refuzon ftesën për të marrë pjesë në dasmën e Dukës së Westminsterit