Mesazhi luftënxitës i tifozëve serbë, profesori britanik: Vuçiçi po e përgatitë publikun për luftë
James Lyon, historian dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ka komentuar koreografinë nacionaliste dhe luftënxitëse të tifozëve të klubit futbollistik serb “Crvena Zvezda (Ylli i Kuq)” të shfaqur të mërkurën në Beograd.
Tifozët serbë të futbollit, para fillimit të ndeshjes miqësore ndaj ekipit italian “Fiorentina”, kanë shfaqur imazhin e një automjeti ushtarak me simbole serbe ku shkruhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Prandaj historiani britanik ka pyetur: “A po përgatit [Aleksandër] Vuçiç publikun dhe rininë e Serbisë për luftë me Kosovën?”.
Ai ka thënë se gjuha militariste e tifozëve serbë të futbollit është injoruar nga diplomatët perëndimorë, ndonëse dihet se klubet e tifozëve të futbollit kontrollohen nga presidenti serb dhe se koreografia është shfaqur pikërisht me miratimin e tij, duke qenë se vetë Vuçiçi ishte i pranishëm në stadium.
“Dëshmitë e mëparshme tregojnë se ky slogan ka mbështetjen e plotë nga shteti i Serbisë. Megjithatë, shfaqja e koreografisë është vetëm një pjesë e përpjekjes së sponsorizuar nga qeveria serbe për të përgatitur opinionin publik për luftë me Kosovën”, ka shkruar Lyon në llogarinë e tij.
Ai ndër të tjera ka treguar se koreografia skandaloze e shfaqur të mërkurën nga huliganët serbë të futbollit, ishte identike me atë të shfaqur në shkurt të këtij viti në një park lojërash për fëmijë në qendër të Beogradit, saktësisht në muret e Institutit për Kimi, Teknologji dhe Metalurgji.
“Kur aktivistët e organizatave jo-qeveritare tentuan të shlyenin grafitin, ata ishin ndaluar nga Policia e Serbisë dhe ishin gjobitur për largimin e grafiteve. Kjo tregon se shteti serb qëndroi qartazi pas grafiteve dhe mesazhit të tij”, ka kujtuar ai, ndërsa ka shtuar se tash “askush nuk guxon t’i prekë” këto mbishkrime.
“Kjo vjen në sfondin e ngritjes së gatishmërisë së vazhdueshme ushtarake të Vuçiçit, provokimeve në Mitrovicë dhe ‘shfaqjes së dhëmbëve’ përgjatë kufirit me Kosovën. Pra, lind pyetja: pse Vuçiç po synon ngritjen e temperaturave të publikut mbi Kosovën në një kohë kur diplomatët shpallin fitore iluzive, siç është Marrëveshja e Ohrit?”.
“Vuçiçi vazhdon përpjekjet për të radikalizuar opinionin publik kundër Perëndimit. Në trajektoren aktuale, ky mesazh mund të çojë vetëm në konflikt të përtërirë. Zhdukja e propagandës mund të marrë 10 vjet kundër-mesazhe të pakundërshtuara dhe të bashkërenduara nga Perëndimi”, ka shkruar hisotirani britanik.
Stadiumet e futbollit në Serbi – aty ku zhduket hapësira ndërmjet reales dhe imagjinares – janë vende ku huliganët serbë mund të shprehin lirshëm ndjenjat e tyre etno-nacionaliste e armiqësore me përkrahje të madhe nga shteti. Ato ende shpërbejnë si arenë politike dhe vende ideale për shpalljen e propagandës serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
-
Konjufca e Gjeloshaj diskutojnë për influencën ruse në rajon
-
Welt publikon dokumentin sekret: Ukraina dhe Rusia ishin shumë pranë marrëveshjes në vitin 2022, por Zelensky dhe Putin nuk u ulën në tryezë
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri