Policia e Shtetit ka bërë reagim publik në median sociale lidhur me çështjen e ndeshjes Shqipëri – Angli.
Në reagimin e saj, policia ka garantuar se do të jetë prezente para, gjatë dhe pas takimit që Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me Anglinë.
Megjithatë, policia i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) bashkëpunim për sigurinë e aktivitetit, pas konstatimit se në perimetrin e jashtëm të stadiumit ka subjekte tregtare dhe shërbime, të cilat shihen si burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Policia e Shtetit e ka quajtur të nxituar reagimin e FSHF-së në media, pasi këta të fundit njoftuan më herët se policia nuk garantonte sigurinë.
“Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
“Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in