DASH-i mbështet anulimin e ligjeve anti-Dejton: Sulmi ndaj Marrëveshjes së Paqes vjen me pasoja
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin përdorimin e fuqive të Bonit për të ruajtur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit (1995) dhe Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, ka njoftuar Departamenti i Shtetit nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në “Twitter”.
Ky reagim vjen pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili anuloi dy ligje anti-Dejton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska – entiti serb në Bosnje dhe Hercegovinë – në bazë të kompetencave të Bonit për anulimin ose ndryshimin e ligjeve.
“Ne do t’i bëjmë përgjegjës për veprimet e tyre individët që përfshihen në aktivitete që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”, shkroi në llogarinë e tij, Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shpërndarë deklaratën e plotë të diplomacisë amerikane.
“Sulmi ndaj Dejtonit vjen me pasoja. Shtetet e Bashkuara mirëpresin fuqimisht përdorimin e fuqive të Bonit nga Përfaqësuesi i Lartë për të mbrojtur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese, e cila është rojtare e shtetit të së drejtës në Bosnje dhe Herzegovinë”.
Schmidt, më 1 korrik, ndaloi çdo proces në lidhje me ligjet e asamblesë së entitetit serb për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska.
Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska, Milorad Dodik, cili ka mbështetjen e heshtur të Rusisë dhe Serbisë, prej vitesh mbron idenë e ndarjes së entitetit serb për t’u bërë pjesë e Serbisë. Megjithatë, një veprim i tillë nuk ka gjasa të fitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesës më të madhe të Perëndimit.
Autoritetet e Republikës Srpska refuzojnë kategorikisht autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe zbatojnë një qëndrim konfrontues ndaj shteteve perëndimore. Dodik haptazi bën thirrje për pavarësi dhe flet publikisht për bashkimin e entitetit serb me Serbinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë