Roma dhe Sevilla do të përballen në finalen e Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet sonte (e mërkure, 31 maj) me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, synon trofeun e tij të gjashtë të futbollit evropian, ndërsa Sevilla ka fituar gjashtë nga gjashtë finalet e Ligës së Evropës.
Mourinho mban një tjetër rekord, duke most u mposhtur asnjëherë në pesë finalet e kupave evropiane me klube të ndryshme.
Portugezi ka pesë tituj të mëdhenj kontinental në emër të tij – dy fitore në Champions League, dy trofe të Europa League dhe triumfin e vitit të kaluar në sezonin e parë të Conference League me skuadrën italiane.
Nëse Roma arrin ta fitojë trofeun, Mourinho do të barazohet me trajnerin italian, Giovanni Trapattoni-n, i cili po ashtu ka pesë trofe evropian si trajner.
Ndërsa trajneri i Sevilla-s, Jose Luis Mendilibar, nuk ka fituar ende një trofe të madh, por klubi i tij është “mbret” i kësaj gare i të nivelit të dytë në Evropë – numri i tyre prej gjashtë titujsht është dyfishi i Interi-t, Liverpool-it, Juventus-it dhe Atletico Madridit.
Sa i përket mungesave, Mourinho shpreson shumë që ta ketë në dispozicion Paulo Dybala-n, i cili nuk ka qenë në formë këto kohët e fundit, derisa mungesa e vetme e theksuar është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Ndërkohë, te Sevilla nuk do të ketë asnjë mungesë të rëndësishme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së