Safe Journalists reagon ndaj sulmeve të gazetarëve në Veri: Ndërkombëtarët të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve
Shtatë sulmeve ndaj gazetarëve të hënën e 29 majit në katër komunat në Veri nga protestuesit serbë i ka reaguar platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor – Safe Journalist.
Safe Journalist përmes një komunikate për media ka thënë se edhe një herë është treguar se ka mungesë të aftësisë për t’i lejuar gazetarët që të kryejnë punën e tyre.
“Deri më tani, gjithsej shtatë incidente të sulmeve ndaj gazetarëve dhe personelit të mediave janë dokumentuar në qytetet që ndodhen brenda rajonit verior të Kosovës”.
“Ngjarjet e sipërpërmendura përfshijnë raste të agresionit fizik, të ilustruar nga skenari i ekipit të portalit Periskopi, si dhe raste të shkatërrimit dhe vandalizimit të pronave që u përkasin subjekteve profesionale, si TëVë1, Dukagjini, Kallxo dhe Top Channel. Makina e TëVë 1 pasi u vandalizua me gurë dhe bojë i është vënë flaka”.
“Gazetarët sulmohen nga vendasit pasi dallohen përmes mikrofonave, logove në makina, si dhe kur dëgjohen duke folur në shqip. Në Zveçan, gazetarët e mediave shqipfolëse u detyruan të strehohen brenda ndërtesës së Komunës për një orë për të parandaluar sulme të tjera ndaj tyre”.
SafeJournalists që përfaqëson më shumë 8 mijë e 200 profesionistë të medias i ka bërë thirrje pranisë ndërkombëtare në Kosovë, që të ruaj sigurinë dhe stabilitetin në këtë pjesë.
“T’i japë prioritet mbrojtjes dhe mirëqenies së gazetarëve dhe të promovojë një mjedis të sigurt për të përmbushur detyrat e tyre profesionale, por edhe të gjithë shtetit dhe shtetit dhe zyrtarët lokalë të sigurojnë trajtim të barabartë të të gjithë gazetarëve në Kosovë”.
Akoma pa u bërë gjysma e vitit 2023 janë shënuar 16 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.
Sulme të ngjashme ndaj gazetarëve kishin ndodhur edhe në dhjetor ku ishin vendosur barrikada për 17 ditë në Veri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE