Spike Lee do të kryesojë jurinë e Edicionit të 74-të në festivalit e filmit në Kanë. I planifikuar të zhvillohet nga data 6 deri më 17 korrik. Fillimisht u bënë plane për në maj por sërish u kërkua të riorganizohej për të mos lejuar që eventi të pësonte anulim të mëtejshëm si rezultat i pandemisë së koronavirus.
Organizatorët premtojnë 12 ditë feste duke shpalosur art, krijimtari, dhe plot takime të shumëpritura. Këtë dekadë të re, festivali i filmit në Kanë inagurohet, nga presidenti dhe një juri e jashtëzakonshëme.
Jo vetëm si një nga regjisorët më të mëdhenj të brezit të tij por Spike Lee spikat gjithashtu si skenarist, aktor, redaktor e producent. Ndërkaq, sot feston 64-vjetorin e lindjes.
Organizatorët premtojnë 12 ditë feste të artit e krijimtarisë.
Festivali i filmit të Kanës daton në vitin 1932, kur Jean Zay, ministri francez i Arsimit Kombëtar, me propozimin e Philippe Erlanger dhe me mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve propozuan për të ngritur një festival kinematografik ndërkombëtar. Në vitin 1947-të, festivali është mbajtur si “Film Festival du Cannes”, ku u prezantuan filma të ndryshëm nga vende të ndryshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës