“Gjendja në MINT” e projektligji për pensionet e policëve, disa nga temat që do të diskutojë Kryesia e Kuvendit
Duke filluar nga ora 13:00, mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim, do të diskutohen tema të cilat kanë mbetur pa u trajtuar në seancat e Kuvendit të Kosovës.
“Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, është një nga pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohet në komision.
Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, është një nga pikat tjera të rendit të ditës.
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.
Kryesia pritet të vendosë se kur do të vazhdojnë pesë seancat e mbetura nga viti 2023 me gjithsejtë 32 pika të papërfunduara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’