Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën (nesër) do të pres në takim një delegacion nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters, njoftoi të dielën Zyra e Kryeministrit.
Vizita e senatorëve amerikanë në rajonin e Ballkanit Perëndimor bëhet me qëllim për të përcjellur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për aleatët e saj në dirtën e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe implikimeve për sigurinë evropiane në rajon.
Senatori Murphy foli të enjten në seancën dëgjimore të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA-ve mbi vlerësimin e politikës së administratës së Presidentit Joe Biden ndaj Ballkanit Perëndimor.
Për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, senatori Murphy tha se akoma nuk ka parë shumë progres, as nga Kosova as nga Serbia, sa i përket zbatimit të angazhimeve të marra në kuadër të dialogut.
Në seancën dëgjimore ku ishin ftuar të raportonin Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe Emisari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, senatori Murphy foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Derisa në Evropën e rajoneve, sipas propozimit të Këshillit të Evropës, autonomitë nuk paraqesin kurrfarë problemi për funksionimin e shteteve përkatëse, senatori Murphy vlerësoi se nuk është e thënë që ky lloj asociacioni do të bëhet një “Republikë Serbe” brenda Kosovës.
Kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pohoi Murphy, “nuk më është dukur kurrë e tepërt”, sepse “kjo përfundimisht zgjidh shumë probleme për Kosovën”, ndërsa shtoi se ky mekanizëm “jo domosdoshmërisht bëhet një Republikë Serbe”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rreth 400 mijë euro u investuan për rregullimin e stadiumit të Vitisë – por ende është jashtë funksionit
-
UNMIK-u po e ndjek nga afër situatën pas refuzimit të vizitës së Porfirije në Kosovë
-
Ndalohet kontrabandimi i medikamenteve në Han të Elezit
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
Lajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë