Kurti: S’pranova raport nga BE-ja për shkeljet e Serbisë, Beogradit po i intereson vetëm neni 7 i Marrëveshjes
Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ende ndonjë raport nga Bashkimit Evropian mbi denoncimet për shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit.
Kështu të paktën ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim para gazetarëve gjersa ka theksuar se në takimin e nivelit të lartë të 2 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i ka dorëzuar ndërmjetësit të procesit një dokument me të gjitha shkeljet e Marrëveshjes të bëra nga Serbia.
Kurti më tej ka bërë të ditur se pala kosovare është e interesuar të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselit/Ohrit, por jo vetëm neni i 7 i marrëveshjes që flet për të drejtën e vetë-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë.
“Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7. Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel”.
Plani i zbatimit i Marrëveshjes së 27 shkurtit sipas Kurtit duhet të jetë i hollësishëm, konkretë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës.
“Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar vetëm në neni 7”, u shpreh Kurti.
Për qasjen e Bashkimit Evropian në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani në një prononcim para gazetarëve.
Sipas saj kërkesa e Serbisë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë parakusht për zbatimin e dispozitave të tjera të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.
Ajo ka theksuar se interpretimet e reja të BE-së që kërkojnë nga Kosova të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër janë të gabuara.
Përkitazi me këtë, presidentja Osmani tha se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel