FSK-ja në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”, përfundon ushtrimin “Steel Alpha 2023”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka bërë të ditur se kanë përfunduar edhe një ushtrim tjetër në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”.
Lajmi është kumtuar përmes një komunikate për media.
“Ka përfunduar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023”. Në kuadër të përgatitjeve për Ushtrim “Defender Europe 2023”, është realizuar Ushtrimi Fushor “Steel Alpha 2023” për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore”.
Teksa është thënë se në këtë ushtrim janë kryer stërvitje të ndryshme.
“Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit”, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Edhe më 5 prill, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte vizituar Shtabin e Përgjithëshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishte pritur nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe gjeneralë e oficerë të tjerë të FSK-së.
Me këtë rast, Presidentja Osmani u njoftua nga gjeneral Jashari dhe stafi i tij me zhvillimet aktuale në FSK dhe aktivitetet në proces, me theks të veçantë në përgatitjet finale para ekzekutimit të stërvitjes fushore të forcave amerikane me forcat tjera partnere “Defender –Europe’23”.
Në komunikatën e lëshuar nga presidenca ishte thënë se Osmani e ka përgëzuar FSK-në, për procesin e suksesshëm të planifikimit dhe përgatitjeve të duhura për Stërvitjen “Defender-Europe’23”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Indonezi/ Llava e ftohtë përfshin fshatrat pranë vullkanit, duke vrarë 37 persona
-
Kurti synon të gjejë gjuhë të përbashkët për agjendën legjislative – Krasniqi synon ta bind për zgjedhje të reja parlamentare
-
Përtej shkarkimit të bujshëm të Shoigut, çfarë dihet për ristrukturimin e kabinetit të Putinit?
-
Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ndërsa separatistët humbasin terren
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?