Nënkryetari i shoqatës së operatorëve turistike Klinton Gërxhani, ka deklaruar se turizmi është goditur në masën 70%, për shkak të pandemisë duke humbur 1.8 miliardë euro.
Banka e Shqipërise deklaroi që në 9-mujorin e parë humbjet qenë prej rreth 1 miliard euro, por për gjithë vitin 2020 janë rreth 1.5-1.8 miliard euro.
“Pandemia erdhi pikërisht kur turizmi kishte fillluar të lulëzonte. Turoperatorët kanë bërë shumë prezantime dhe investime, jashtë shtetit për të promovuar Shqipërinë. Investimi kishte filluar të jepte vërtetë frute”-tha kryetari i shoqatës së operatorëve, Rexhep Kasmi.
Ndërsa sipas nënkryetarit, Gërxhani, një nga humbjet më të mëdha ishte pamundësia për të mbajtur në punë punonjësit e kualifikuar në turizëm gjatë gjithë këtyre viteve.
Nga perceptimi te realiteti, e më pas te shifrat janë prekur thuajse të gjitha hallkat që lidhen me turizmin.
Agjensitë e udhëtimit, transporti, hotelet dhe restorantet humben rreth 55% të asaj që kishin marrë në 2019.
Në Shqipëri sektorit të turizmit nuk ju dha asnjë ndihmë specifike, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera të rajonit, ku j’u ofruan disa paketa, dhe ku u bë një menaxhim më i studiuar dhe detajuar i situatës.
Sipas operatorëve turistikë parashikimi i rimëkëmbjes turistike do të zgjasë nga 2022-2023./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës
-
Paralajmërimi i Bislimit për luftë korrektohet nga mediumi ukrainas
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku