Të dhënat e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) kanë treguar se gjatë muajit shkurt regjistrimet evropiane të makinave kanë rënë në 20.3% për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pasigurisë shoqëruese që ka qenë e përhapur në Evropë.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se regjistrimet kanë rënë nga viti në vit me 850 mijë e 170 automjete në Bashkimin Evropian, Britani dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).
Kjo është një shenjë që shumica e tregjeve evropiane kanë shënuar rënie.
Në Spanjë rënia shënoi një shifër prej 38%, ndërsa në Francë dhe Gjermani shitjet ranë përkatësisht në 21% dhe 19%.
Ndryshe me to, Italia shënoi një rënie më të ulët të shitjeve të makinave në 12% në muaj.
Për sa i përket kompanive të automjeteve, Volkswagen dhe Stellantis kanë pësuar rënie të shitjeve respektivisht me 19% dhe 22%, ndërsa Renault shënoi një rënie prej 29%.
Nuk mbeten pas as prodhuesit e makinave luksoze. Në muajin shkurt, BMË ka shënuar një rënie prej 13% , ndërsa Daimler 20%.
Situata e përkeqësuar e rënieve të shitjeve të makinave ka bërë që prodhuesit evropian të automjeteve të mbështeten më së shumti në shitjet në Kinë. Kjo pasi atje nuk është ndërmarrë një bllokim i radhës për pandeminë në mënyrë që shitjet e vitit 2021 të pësojnë rritje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com