Shqipëria është një vend me pasuri të madhe natyrore. Ajo mbart rezervuar të madh të pa eksploruar. Një ndër to është edhe lumi i Gashit, i cili ndodhet ndërmjet Kukësit dhe Tropojës.
Në këtë zonë ndërthuren mjaft bukur pamjet e mrekullueshme, të cilat të sinkronizuara në harmoni me njëra- tjetrën, krijojnë më pas panoramën që secili turist do të dëshironte të shikonte me ardhjen e tij në Shqipëri.
Pamjet mbresëlënëse që ky vend ka në të gjithë gjatësinë e tij, shoqërohen nga një larmishmëri pemësh që të shtojnë edhe më shumë dëshirën për ta vizituar dhe parë më nga afër.
Rrjedha ujore që përshkron këtë vend, ka dhënë një kontribut të vyer në botën e gjallë, e cila ka lulëzuar dhe jetuar e qetë, e pashfrytëzuar nga dora e njeriut.
Bukuritë e të quajturit Lumi i Gashit janë përfshirë në “Listën e Trashëgimisë Botërore”, të UNESCO-s.
Në afërsi të Lumit të Gashit ndodhen liqenet akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës, të cilët vetëm sa rrisin favoret atraktive të zonës. Për të vizituar rezervën natyrore ndiqet rruga automobilistike që fillimisht kalon nga Bajram Curri në fshatrat Qerem, Torkuz, Doberdol dhe pas 45 kilometrave përshkohet rrugë këmbësore që të afron tek Lumi i Gashit. Guidat lokale mund të sugjerojnë edhe një shteg tjetër për këmbësorë i cili duhet thënë se është më shumë impenjativ.
Më datën 7 korrik 2017 Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i mbledhur në Krakov, Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetra të Ahut me dy zona nga Shqipëria, lumin e Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
VOA artikull për veriun e Shqipërisë: Zona me pasuri turistike ende të pashfrytëzuara
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Tarifë hyrje në Venecia – por shumica e turistëve nuk do të paguajnë
-
Forbes: Shqipërinë, për një aventurë emocionuese larg turmave
Lajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë