Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, është shprehur se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën dhe përderisa të jetë Aleksandër Vuçiç president i Serbisë, Kosova nuk do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Kur Albin Kurti përpiqet të sfidojë parimin e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është e qartë se çfarë e shqetëson atë – fakti që Beogradi nuk do ta njohë Kosovën, ashtu siç nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, përderisa në krye të Serbisë është Aleksandar Vuçiç”, tha Petkoviç, transmeton media serbe Danas.
Tutje, ai pretendoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte mohuar ekzistencën e marrëveshjes së Brukselit dhe tani sipas tij, ai po has në vështirësi t’ia shpjegojë qytetarëve në Kosovë se e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ai pretendoi se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston në Kosovë, tani e ka problem t’i shpjegojë publikut të tij pse pranoi të formohej Asociacioni në Ohër sipas të vetmeve dokumente të vlefshme, Marrëveshjes së parë në Bruksel dhe marrëveshjeve të tjera shoqëruese”, ka thënë Petkoviç në një deklaratë me shkrim.
Ndërkaq, ai shtoi se nuk ekziston “ndonjë makineri e kohës”, që ta ndihmonte Kurtin “të kthehet 10 vite prapa dhe të ndryshojë Marrëveshjen e Brukselit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Spiunimi, hakerimi dhe frikësimi: Ekspozohet ‘lufta’ nëntëvjeçare e Izraelit kundër GJNP-së
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin për dënimin e dhunës në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve
-
Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut