Juventusi fitoi 4:2 ndaj Sampdoria-s, në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.
Bardhezinjtë reaguan pas humbjes në kryeqytet ndaj Romës, dhe tani renditen në vendin e shtatë.
Trajneri i tyre, Massimiliano Allegri theksoi pas ndeshjes se djemtë e tij realisht renditen në vendin e dytë në tabelë, duke mos llogaritur dënimin me 15 pikë.
“Me problemin e pikëve merren drejtuesit, unë nuk dua të flas në lidhje me këtë temë. Ajo që po bëjnë lojtarët është shumë e rëndësishme”.
“Tani jemi momentalisht të dytët në renditje duke llogaritur atë që kemi dhënë në fushë. Kemi marrë shumë lojtarë nga skuadra e dytë si Soule, i cili shënoi ndaj Sampdorias”, u shpreh trajneri i Juves.
Praj bardhezinjtë tani janë në pozitën e shtatë në tabelë me 38 pikë, por duke llogaritur edhe dënimin, ata do të ishin në vendin e dytë me 53 pikë, 15 mbrapa liderit Napolit.
Sigurisht që synimi i torinezëve do të jetë arritja e vendit të katërt për të shkuar në Ligën e Kampionëve, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Rekordmenët e futbollit italian rikthehen në fushë të enjten në Europa League. “Zonja” do të përballet në Gjermani ndaj Freiburgu-t.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare