Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovë të dielën e 12 marsit.
Kështu të paktën raportojnë disa nga mediat greke.
Fillimisht, shkruajnë mediat greke, kryediplomati grek do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, shefi i diplomacisë greke do të zhvillojë një takimi kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Vizitën e tij në Kosovë, Dendias do të përfundojë pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Diskutimet e Dendias me krerët institucionalë do të fokusohen në zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, e njëjta është e interesuar për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe dominimin e një atmosfere paqësore në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë.
Dendias, i cili zhvillon vizita të kohëpaskohshme në Kosovë, së fundmi kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Mediat greke në vazhdimësi kishin theksuar se Greqia i kushton rëndësi parësore konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështet vazhdimin e dialogut në favor të një zgjidhjeje të dakorduar reciprokisht të çështjeve të pazgjidhura, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
ASK-ja: Komuniteti serb në jug po regjistrohet – për hezitimin e qytetarëve në Veri kemi zhvilluar takim me institucione ndërkombëtare
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku
-
Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga 5-10 maj
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku