Kosova, ditëve të fundit ka shënuar rritje të rasteve me COVD-19.
Vetëm të mërkurën në Kosovë janë shënuar 49 raste të reja.
Përmes një komunikatë për media, ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët për vaksinim kundër COVID-19.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236”.
“U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rënda të sëmundjes”, thuhet në njoftim.
Teksa nga MSH-ja është sqaruar se qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës.
“Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre”, thuhet në njoftim.
Edhe më 27 shkurt, dy raste të vdekjes janë shënuar nga COVID-19, pas këtij njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë thirrje tek qytetarët që të bartën maskat.
Përmes një komunikate për media nga IKSHPK-ja është thënë se Kosova është duke shënuar trend të rritjes së rasteve të reja.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërsa me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes qytetarët janë këshilluar të vaksinohen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar