Kosova

IKSHPK pas dy rasteve të vdekjes me COVID-19: Kosova është duke shënuar trend të rritjes


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Dy raste të vdekjes janë shënuar nga COVID-19 të hënën në Prishtinë, pas këtij njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë thirrje tek qytetarët që të bartën maskat.

Përmes një komunikate për media nga IKSHPK-ja është thënë se Kosova është duke shënuar trend të rritjes së rasteve të reja.

“COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, fatkeqësisht sot kemi të regjistruar dy raste fatale të cilët kishin sëmundje shoqëruese”.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes qytetarët janë këshilluar të vaksinohen.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të  vaksinohen kundër COVID-19”.

IKSHPK-ja njoftoi të hënën se nga 35 të testuar, 12 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 204. Të dielën është regjistruar një i vdekur nga COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore