Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me homologun japonez Fumio Kishida në zyrën e kryeministrit pasditen e 22 shkurtit, sipas orës lokale.
Agjencitë vendase kanë publikuar pamjet e shtrëngimit të duarve të dy udhëheqësve.
Sekretari i Kabinetit për Çështjet Publike në Zyrën e Kryeministrit, Noriyuki Shikata bëri me dije se liderët konfirmuan synimin e tyre “për të thelluar më tej lidhjet tona miqësore dypalëshe”.
Më herët, Rama u takua me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.
Kreu i Qeverisë bëri me dije se gjatë takimit u diskutua objektivi i hapjes së 1 mijë vendeve të reja pune në Shqipëri.
Dita e parë e vizitës të delegacionit shqiptar nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi.
Kryeministri u takua me zëvendës presidentin e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Junichi Yamada.
Një figurë kryesore ky i fundit, i zhvillimit të raporteve ndërlidhëse sa i përket fushave të ndryshme të biznesit japonez në vendet e huaja.
Kujtojmë që, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një vizitë zyrtare pesë-ditore në Japoni, me fillim më 21 shkurt dhe përmbyllje më 25 shkurt.
Kjo, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.
Albanian Post, ka zbardhur edhe agjendën e plotë të vizitës së kreut të Qeverisë, e cila kulmon me takimin që Rama do të ketë me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, në ditën e dytë të qëndrimit në Tokyo.
E enjtja e 23 shkurtit do të jetë një mundësi për të vizituar qytetin e Tokyo-s, ku takime do të ketë edhe me komunitetin shqiptar atje.
Ndërsa, darka, do të jetë e organizuar nga Minoru Kiuchi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoneze-Shqiptare.
Të premten e 24 shkurtit, kryeministri do të udhëtojë drejt qytetit të Hiroshimës, ku do të pritet nga kryetari i bashkisë, Kazumi Matsui, i cili do ta shoqërojë gjatë një vizite në Muzeun Përkujtimor të Paqes, i ngritur pas lëshimit të bombës bërthamore amerikane në Hiroshima dhe e pasuar më pas nga një tjetër në Nagasaki.
Më pas, të shtunën e 25 shkurtit, do të organizohet edhe kthimi për në Shqipëri, duke e përmbyllur tërësisht vizitën zyrtare pesë-ditore në lindjen e largët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste