Italianët nxituan të shkonin në parqe, dyqane dhe sallone flokësh përpara se pjesa më e madhe e vendit të mbyllet, të hënën. Kjo vjen si përpjekje për të frenuar rritjet e infektimeve me coronavirus.
Temperaturat e ngrohta dhe moti me diell i shtyu njerëzit jashtë për piknik, një traditë për të hënën e Pashkëve, e cila bie gjatë bllokimit, më 5 prill.
Shumë të rinj u mblodhën pa maska për një piknik të fundit, duke bërë që policia të gjobisë 1 mijë e 338 persona.
Sallonet e bukurisë dhe parukeritë panë një rritje të rezervimeve prej 100%, njoftoi gazeta e përditshme, la Repubblica.
Për të parandaluar turmat, u vendosën kontrolle policore në zonat qendrore të qyteteve të mëdha.
Kryeministri italian, Mario Draghi, nxiti bllokimin e ri sepse infeksionet po kapin nivelet të larta dhe programi i vaksinave të vendit është përballur me një pabarazi në shpërndarje.
Italia, epiqendra evropiane e shpërthimit fillestar një vit më parë, ka pësuar më shumë se 100 mijë vdekje, e dyta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.
Kabineti i Draghi-t miratoi kufizimet e reja të premten. Ai kërkoi që shkollat, dyqanet dhe restorantet të mbyllen në rajonet e “zonës së kuqe”. Qeveria është zotuar të trefishojë vaksinimet deri më 20 prill dhe të vaksinojë 80% të popullsisë deri në shtator.
Sipas presidentit të lobit të biznesit Confcommercio, Carlo Sangalli, mbylljet e reja të dyqaneve dhe hoteleve do të rezultojnë në 15 miliardë euro humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Ka progres domethënës në negociatat për Gazën
-
Moska: “Sulmet hibride? Dezinformim dhe histeri anti-ruse nga NATO”
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste