Twitter, Meta, Amazon, Google dhe Microsoft janë kompanitë që deri tani kanë njoftuar për pushime nga puna, dhe tash Disney dhe Yahoo kanë bërë të njëjtat njoftime.
Drejtori ekzekutiv i Disney, Robert Iger, zbuloi se 7,000 njerëz do të pushohen nga puna si pjesë e një “transformimi të rëndësishëm”.
Ndërsa Yahoo do të shkurtojë 20% të fuqisë së saj punëtore, shifër e cila përkthehet në rreth 1,700 punëtorë – e prej tyre 1,000 do të largohen që në fillim të javës së ardhshme.
Disney punëson 220,000 njerëz, 166,000 në Shtetet e Bashkuara dhe 54,000 ndërkombëtarisht.
Iger zbuloi se ai shikoi “çdo aspekt të biznesit të transmetimit” dhe do të punojë në drejtimin e asaj që “të kurojë në mënyrë agresive përmbajtjen e përgjithshme argëtuese”, duke përfshirë rivlerësimin e përmbajtjes lokale dhe globale në përgjithësi.
Duke folur për Yahoo, pothuajse gjysma e shkurtimeve të vendeve të punës do të jetë në njësinë e teknologjisë së reklamave jofitimprurëse të biznesit. Divizioni nuk arriti të përmbushte pritjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare