“Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare ‘Verore’, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër”…
E thënë nga Faik Konica në 1911-ën, mbetet aktuale edhe në situatën e pandemisë në të cilën gjendemi.
Kjo festë, e cilësuar si pagane dhe trashëguar brez pas brezi, identifikohet kryesisht me qytetin e Elbasanit. Në fakt, gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku u harrua krejtësisht e nuk festohej më.
Por në Elbasan nuk u zbeh kurrë. Nëse ajo mbërriti deri në ditët e sotme, merita i takon kryesisht qytetit të Shqipërisë së Mesme.
Sot, ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por në të vërtetë, disa vende thjesht e festojnë, kurse në disa të tjerë është diçka më shumë. Ndjehet!
Ky zakon aq sa i vjetër dhe i bukur, kremtohet dhe në qytete të tjera si: Tirana, Lezha apo Dibra. Në varësi të vendit, edhe përgatitjet e kësaj dite ndryshojnë. Por emëruesi i përbashkët për të gjithë është përgatitja e ballokumeve, ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Të rrallë janë ata që e mbyllin ditën pa e provuar apo uruar me një të tillë.
Pse 14 marsi quhet dita e Verës?
Duke qenë se ky muaj i përket stinës së pranverës është zgjedhur 14 marsi. Por në të vërtet ky emër dhe datë lidhet me kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë). Ai ka vetëm dy stinë, verën dhe dimrin. Këto stinë nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht mesvera dhe mesdimri.
Verorja, simboli i festës së verës
Veroret janë dy fije, njëra me ngjyrë të bardhë, tjetra me të kuqe, të dyja të spërdredhura me njëra-tjetrën.
Sipas zakoneve shqiptare, ato duhet të mbahen të paktën 3 ditë dhe pastaj mund të hiqen. Por, është e rëndësishme që t’i vendosni në një degë trëndafili. Kjo sepse, sipas gojëdhënave, kur dallëndyshet të vijnë, t’i marrin dhe të krijojnë fole me to. Mund t’i mbani dhe më shumë, por duhet t’i hiqni vetëm kur të shihni ndonjë dallëndyshe. Sepse kjo shënjon ardhjen e pranverës.
Pavarësisht periudhës së pandemisë, të cilin po e kalon dhe vendi ynë, qytetet nuk kanë harruar të stolisen. Nëpër rrugët e tyre vihen re zbukurime që simbolizojnë, por edhe na kujtojnë se vera është aty dhe duhet festuar…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin për dënimin e dhunës në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve
-
Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Kurti: Zvicra për 16 vjet ka investuar 1.1 miliardë euro në Kosovë