Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë bojkotuar seancë e Kuvendit në shenjë proteste për vlerën 105 të koeficientit të pagave, derisa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, është detyruar ta mbyllë seancën në mungesë të kourimit.
“Nuk e kemi koriumin e mjaftueshëm, vazhdojmë nesër në seancën e rregullt”, tha Konjufca.
Paraprakisht, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka adresuar kritika ndaj qeverisë, pasi nga 120 sa ishte vlera e koeficientit për paga në sektorin publik, Qeveria e Kosovës me Ligjin e ri e ka ulur në 105, çka nënkupton paga më të vogla për rreth 80 mijë punonjës të administratës së shtetit në të gjithë sektorët.
“Kjo qeveri që mbron korrupsionin e Martin Berishajt, që rritë tatimin ndaj qytetarëve dhe nuk merr asnjë masë që të lehtëson jetën e qytetareve, nuk mund presësh që të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik. Të paktën ish dashtë ta adresoj inflacionin”, tha Gashi.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, theksoi se shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, për të cilin tha se është një koeficient i mjerimit”.
“Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri.
Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar largimin e opozitës nga salla e kuvendit duke bojkotuar vazhdimin e seancës së sotme, për shkak të koeficientit për pagat.
”Meqenëse jemi duke qëndruar këtu, opozita e bojkoton seancën sepse janë të pakënaqur me koeficientin. Domethënë ka ardhur këtu opozita, duke kërkuar për me ua plotësuar dëshirat ne këtyre”.
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur qeveri të mashtrimeve Qeverinë Kurti.
Ajo theksoi se është dashur diskutim publik lidhur me vlerën e koeficientit.
Nga 120 sa ishte vlera e koeficientit për paga në sektorin publik, Qeveria e Kosovës me Ligjin e ri e ka ulur në 105, çka nënkupton paga më të vogla për rreth 80 mijë punonjës të administratës së shtetit në të gjithë sektorët.
Vlera nuk do të barazojë atë të vjetrën as në vitin e ardhshëm, meqë është parapara që nga viti 2024 të jetë 110 euro.
Barazi në varfëri, Qeveria e ulë vlerën e koeficientit të pagave për rreth 80 mijë vetave
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sveçla dhe ministri britanik shkëmbejnë ide për të intensifikuar bashkëpunimin në sigurinë kufitare
-
Ambasada e SHBA-ve: Angazhimi ndaj çështjeve kibernetike synon një ekosistem të mbrojtur digjital
-
Çuçi u kërkon deputetëve socialistë angazhim për turin e Diasporës, pas suksesit me Athinën
-
Kristersson pranon se mund të vendosë armë bërthamore në Suedi
Lajmet kryesore
-
Çuçi u kërkon deputetëve socialistë angazhim për turin e Diasporës, pas suksesit me Athinën
-
Ambasada e SHBA-ve: Angazhimi ndaj çështjeve kibernetike synon një ekosistem të mbrojtur digjital
-
Reagon edhe Bullgaria ndaj Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
-
Osmani: Qëllimi i regjimit kriminal të Serbisë ishte shfarosja