Sport

Everton emëron Dyche-n si trajnerin e tyre të ri


Everton ka emëruar ish-trajnerin e Burnley-t, Sean Dyche, si trajnerin e tyre të ri.

The Toffees shkarkuan Frank Lampard javën e kaluar me klubin në vendin e 19-të në Premier League dhe dy pikë larg pozitës së 17-të, pas humbjes 2-0 nga West Ham.

Dyche ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Clarets prillin e kaluar pas gati 10 vitesh në klub.

Detyra e tij e menjëhershme do të jetë të udhëheqë Everton-in jashtë zonës së rënies dhe drejt sigurisë me 18 ndeshje të mbetura të sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore