Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive me COVID-19.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.
Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 201 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.
Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tetë persona nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com