Lajme

Tetë të vdekur dhe 632 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 632 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 621 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 397 pacientë, duke e çuar në 63 mijë e 380 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 276 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 75 mijë e 380 ku 10 mijë e 318 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe gjashtë persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore