Osmani viziton komunat më të prekura nga përmbytjet: Në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmë qytetarëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar të premten e 20 janarit tre komunat më të përmbytura pas reshjeve intensive: Klinën, Skënderajn dhe Mitrovicën.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Presidencës, duke cituar njoftimin për shtyp.
Sipas autoriteteve, kreu i shtetit ka qenë në kontakt që prej mbrëmjes së djeshme me kryetarët e këtyre komunave, Zenun Elezaj, Fadil Nura dhe Bedri Hamza, me të cilët është takuar.
Osmani theksoi se institucionet qendrore do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur komunat e prekura nga përmbytjet.
Njoftimi vëren se presidentja ka vizituar biznese dhe ekonomi familjare, të cilët janë prekur si pasojë e reshjeve të dendura.
Presidentja ka kërkuar gjatë vizitës nga strukturat e sigurisë dhe të emergjencave, që të angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t’i zvogëluar pasojat e krijuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme.
“Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, autoritetet komunale dhe të gjithë ata, të cilët ndodhen në terren në zonat më të rrezikuara, në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë”, deklaroi Osmani.
Në përmbyllje, kreu i shtetit theksoi se jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, janë “prioritet absolut”, ndaj nevojitet angazhim dhe solidaritet i të gjithëve në një situatë të tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel