Prokuroria Themelore e Ferizajt për rastin e plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari në Shtërpcë, ka kërkuar që të pandehurit A.K., t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas njoftimit të prokurorisë, rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”.
Prokuroria sqaron në komunikatë se ekziston dyshimi që i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 6 janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës ‘Mossberg’ dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit, të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin e Graçanicës”.
Sipas prokurorisë me këtë rast dorasi “ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë në tentative’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”.
Siç njoftohet në komunikatën e prokurorisë, arma e markës “Mossberg”, modeli MC2C ishte një armë me leje.
Për përdorimin e kësaj arme, dorasi do gjykohet edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë të njëjtë, rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revolen e markës “Mossberg” shtënë pesë herë në ajër.
Edhe kjo vepër penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
A kanë drejtë ushtarët e FSK-së të bartin armë edhe jashtë orarit?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
AGK-ja reagon ndaj Bashës: VV-ja po i dëshmon në praktikë gjetjet e indeksit “Reporterët pa Kufij”
-
Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për plagosjen në Podujevë
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar