Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-të e dënojnë ngjarjen që ndodhi pasditen e 6 janarit në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy të rinjë serbë.
Hovenier të shtunën në mëngjes mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës, me çrast theksoi se SHBA-të janë të tronditura nga rasti ndërsa vlerësoi reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksojmë se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu, jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe e arrestuan të dyshuarin”, tha Hovenier.
Ndryshe, plagosja e dy djemve serbë, Stefan Stojanoviç (11 vjeçar) dhe Millosh Stojanoviç (21 vjeçar) nga një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nxiti reagime të shumta në Kosovë.
Rastin e kanë dënuar kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani.
Nga ana tjetër, në Serbi rastit i kanë dhënë ngjyrime politike.
Kujtojmë se Lista Serbe – forca politike e serbëve të Kosovës – ka bërë thirrje për protestë, e cila pritet të mbahet të dielën me fillim në orën 12:00.
Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë: Paraqitet kërkesa për masën e paraburgimit ndaj dorasit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin