Prozhektorët e gjithë botës sportive nuk ka se si të mos kthehen për nga figura e Lionel Messit, pasi ky i fundit fitoi për të parën herë në karrierën e gjatë futbollistike, kupën e botës me Argjentinën, në Katar 2022.
Mbajtjen në vëmendje të talentit ndoshta më të madh në historinë e futbollit, po e nxit edhe ai vetë me një seri publikimesh në mediat e tija sociale, ku së fundmi, ka përlotur të gjithë ndjekësit, me video që prej kohës kur ka qenë i vogël plot ëndrra, e me një dedikim prekës për Diego Armando Maradonën.
“Diego na inkurajoi të gjithëve nga parajsa për atë kupë botë”, shkruan Messi në Instagram, duke hedhur sytë edhe për nga e shkuara, në vitin 2014, kur në finalen e zhvilluar në mitikun Maracana të Brazilit, Gjermania i mposhtte në kohën shtesë për t’i rrëmbyer kupën “pleshtit”.
Megjithatë, pikërisht pasja e një idhulli si Maradona dhe dashuria e dhenë nga gjithë tifozët e lojës së tij, bënë që Messi të plotësonte gjithë kursin e mundshëm të trofeve dhe të hynte përjetësisht në analet e historisë së futbollit.
“Dështimet e shpeshta janë mënyra se si ne mësojmë, se si e kthejmë zhgënjimin në sukses”, shkruan më tej Messi, duke përmbyllur me falënderime për të gjithë dhe me një “Forca Argjentina!”.
View this post on Instagram
Aty ku imazhet e vitit të largët 1993, e rrëfejnë atë në pak shirit kinematografik si një plesht i vërtetë dhe deri tek çastet më të lavdishme të botërorit të fundit, i cili i dha gjithçka i mungonte.
Diçka që ashtu sikurse Messi e shkruan vetë, pa Diegon lart ndoshta, nuk do të kishin pasur kurrë mundësinë ta shihnin.
Por fati është i tillë, i përket atyre që e kërkojnë, atyre që luftojnë, atyre që nuk dorëzohen.
Ndërsa përjetësia në futboll, i përket vetë atij, Leo Messit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE