Lajme

Washington-i takson sërish produktet evropiane


Administrata e Trump-it do të vendosë tarifa të tjera shtesë, për produktet evropiane, vetëm tre javë përpara tranzicionit presidencial.

Ky vendim vjen pasi Bashkimi Evropian (BE) i vendosi  shumë taksa produkteve amerikane në kuadrin e mosmarrëveshjes ndërmjet  prodhuesve të avionëve Boeing dhe Airbus.

Ky është një  sulmi ri, për  produktet franceze dhe gjermane, për pjesët e këmbimit të aeronautikës, për verërat jo të gazuara dhe konjakun. 

Sipas zyrës përfaqësuese tregtare (USTR), të Shteteve të Bashkuara (SHBA) për  këto produkteve do të aplikohen taksa doganore më të larta për të kaluar Atlantikun.

Sipas informacioneve të Federatës së eksportueve të verës dhe alkooleve franceze (FEVS), një taksë prej 35% do të mbivendoset ndaj të gjitha verërave  dhe alkooleve të tjerë me bazë verën (si konjaku). 

Që nga  viti 2019 këto taksa, i janë  mbivendosur  importeve evropiane të verës, djathit vajit të ullirit ose uiskit  dhe  avionëve Airbus. 

Raundi i parë i mbledhjes së taksave gjatë pandemisë së Covid-19 ka përgjysmuar eksportet e verërave duke shkaktuar një humbje prej 600 milionë eurosh.

Lidhur me këtë tarifa shtesë Washington-i u autorizua nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Në tetor, institucioni i kësaj  organizate autorizoi dhe BE-në për t`i vendosur tarifa shtesë doganore produkteve që importoheshin nga SHBA-ja. 

SHBA-ja ka shprehur disa pakënaqësi, pasi parametri i zgjedhur nga BE-ja për të përllogaritur taksat ndëshkuese  të  çon drejt një shume, shumë të madhe, të kërkuar për produktet amerikane. 

Për të zbatuar vendosjen e tarifave të saj, BE ka përdorur disa të dhëna tregtare, gjatë kohës kur vëllimet tregtare ishin zvogëluar ndjeshëm për shkak të efekteve të Covid-19, në ekonominë globale”, denoncon USTR-ja.

“Si rezultati i kësaj zgjedhje ishte Evropa ajo  vendosi tarifa doganore, shumë më tepër nga sa do të vendoseshin nëse do ta kishte marrë këtë vendim një një periudhë më normale. Edhe pse SHBA-ja i kishe shpjeguar BE-së, efektin shtrembësrues të periudhës së zgjedhur, BE-ja refuzoi të modifikojë vendimin e saj”.

Brukseli “ka shprehur keqardhjen”, ndaj vendimit amerikan, pasi  ky vendim “ trazon” negociatat në proces për të zgjidhur konfliktin ndërmjet Boeing dhe Airbus, ka thënë në një komunikatë Komisioni Evropian (KE), duke shtuar “BE-ja do të bashkëpunojë me administratën e re amerikane sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndjekur negociatat dhe për të gjetur një zgjidhje kësaj cështjeje që po zvarritet nga kjo mosmarrëveshje”./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore