Boterori 2022

Kroacia me epërsi minimale përballë Marokut në ndeshjen për vendin e tretë të botërorit


Pjesa e parë e ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës mes Kroacisë dhe Marokut përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

45 minutat e para ishin të baraspeshuara, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan më së miri.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e shtatë, nga Josko Gvardiol, pas harkimit të Ivan Perisic.

Pas vetë, dy minutave, Maroku barazuan rezultatin me anë të Achraf Dari-t.

Kur mendohej se gjithçka do përfundonte me rezultat të barabartë, Mislav Orsic e la të pashpresë portierin marokien, Bono, pas një goditje brilante.

Me rezultatin momental, Kroacia do zgjidhet kombëtarja e tretë më e mirë e këtij turneu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore