Boterori 2022

Dembele: Benzema? Varet nga trajneri, por mendoj se është i dëmtuar


Ousmane Dembele foli në një konferencë për shtyp para seancës stërvitore të Francës të premten.

Përpara finales së Kupës së Botës, një virus po prek lojtarët francezë pasi Raphael Varane dhe Ibrahima Konate u sëmurën, ndërsa anësori i Barcelonës komentoi edhe për Karim Benzema-n dhe Leo Messi-n.

“Ne nuk kemi frikë nga virusi”, tha ai. “I kam bërë çaj me mjaltë dhe janë më mirë”.

“Unë jam i sigurt se ata do të jenë më mirë për finalen. Unë shkova të takoj Upamecano-n të nesërmen dhe ai ishte shumë më mirë. Duhet të marrim masa paraprake, por nuk jemi të shqetësuar”.

Dembele do të përballet me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Leo Messi, dhe francezi foli për këshillat që i dha legjenda.

“Kam ardhur në moshën 20-vjeçare dhe doja të bëja gjithçka vetë”, pranoi ai.

“Më dha qetësi, më tha se kishte një kohë për të dribluar dhe një kohë për të dhënë pasime”.

“Kam kaluar katër vite shumë të mira te Barcelona, ai është një nga ata që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me Iniesta-n. Në dhomën e zhveshjes ai është shumë i thjeshtë, ai i do lojtarët e rinj”.

“Unë ulesha pranë tij në dhomën e zhveshjes dhe ai më ka ndihmuar shumë. Ne duhet të përpiqemi të sigurohemi që ai ta prekë topin sa më pak të jetë e mundur sepse është shumë i rrezikshëm”.

Deri më tani ai është lidhur mirë me Antoine Griezmann dhe Jules Kounde.

“Në të djathtë është edhe Kounde”, tha ai, kur u pyet për lidhjen e tij të mirë me Griezmann.

“Ne flasim shumë së bashku. Antoine më tha në Barcelonë se i pëlqente të luante si numri gjashtë dhe tetë”.

Karim Benzema është rikthyer nga lëndimi dhe është ende, zyrtarisht, pjesë e skuadrës edhe pse duket se Didier Deschamps nuk do ta rikthejë atë në fushë.

“Nuk është vendimi im, por mendoj se ai është i lënduar”, tha Dembele.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore