Një gjë shumë e pazakontë dhe ofenduese ka ndodhur në ditën para ndeshjes PSG – Barca.
Fansat, apo ultrasit e PSG, janë të njohur për tifozërinë e zjarrtë që organizojnë, por këtë herë ata kanë kaluar çdo kufi të etikës.
Ultrasit e PSG-së kanë shfaqur një baner i cili thotë “Shakira a la Jonquera”, i drejtuar si ofendim për mbrojtësin e Barcelona-s, Gerrard Pique.
Por, çfarë do të thotë La Jonquera?
La Jonquera është një qytet i vogël në kufirin Spanjë – Francë i njohur për biznisin e madh të prostitucionit.
Klubi i PSG e ka denoncuar këtë veprim, për të cilin fansat e PSG-së pritet të ballafaqohen me ligjin.
Nuk është hera e parë që Shakira është subjekt i ofendimeve, me fansat e Espanyol-it që më parë këndonin këngë ofenduese për të.
Gjithashtu edhe ultrasit e PSG, nuk u ndalën me kaq, duke shfaqur një baner tjetër ofendues, këtë rradhë në drejtim të Barcelona-s.
“Barcelona nuk janë të mirëseadhur”, ishte komenti i ultrasve, me marrëdhënien mes klubeve që nuk është fare e mirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Simoni jashtë, ekipi i paprekur – Publikohet lista përfundimtare e Sylvinhos për Euro 2024
-
Shqipëria e kolauduar për Euro 2024, merr fitore me gola ndaj Azerbajxhanit dhe niset drejt Gjermanisë
-
Rikthim në Kampionatin e parë Evropian – BRSS-ja kampione
-
Shqipëria me ndryshime të shumta ndaj Azerbajxhanit, prova e fundit përpara Euro 2024
Lajmet kryesore
-
Sondazhi i zgjedhjeve në BE: Konservatorët kryesojnë, e djathta ekstreme rritet dhe e majta lëkundet
-
3.3 milionë turistë që nga fillimi i vitit
-
Kush janë supergrupet politike në Parlamentin Evropian?
-
Gërvalla: Nga mediat kuptova se Osmani kishte qëndrim tjetër ndaj letrës që u dërgua në KiE, s’kemi prishje të raporteve