Kombëtarja e Kosovës në hendboll për meshkuj, do të luajë kundër Rumanisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro2022”.
Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022” në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në njoftimin e faqes zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës, thuhet se janë në fazën finale përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e së mërkurës.
Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve, si dhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime.
“Gjithmonë luajmë për fitore, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë si Rumania. Kemi punuar mirë, kemi luajtur me rumunët dhe kjo na ndihmon për të përgatitur më mirë ndeshjen. Shpresojmë të paraqitemi me dinjitet ndaj Rumanisë. Të gjithë jemi të përkushtuar për të dhënë më të mirën”, tha portieri i Kosovës, Haris Berisha.
Kosova gjendet në “grupin 8” së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Malin e Zi.
Dardanët aktualisht mbajnë pozitën e fundit në tabelë, ku dy ndeshjet e para humbën ndaj Malit Zi dhe Suedisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet