Bashkimi Evropian, në takimin në nivel ministrash që do të mbahet më 13 dhjetor, do të shprehë “shqetësimin e thellë” për mos-harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me politikën e jashtme të Unionit në raport me sanksionet ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.
Kështu të paktën raporton Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, e cila ka pasur qasje në projekt-konkluzionet që do të miratohen nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në nivel të ministrave evropian të vendeve anëtare të BE-së.
“Këshilli shpreh keqardhje të thellë për zmbrapsjen e Serbisë në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht mospërputhjen e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe veprimet e saj të politikës së jashtme në kundërshtim me qasjen e përbashkët të BE-së”, thuhet në projekt-konkluzionet që do të miratohen në mbledhjen e dhjetorit.
Takimi ministror në dhjetor i kushtohet rregullisht vendeve që janë në proces të zgjerimit.
Konkluzionet e miratuara nga ministrat përgjegjës për çështjet evropiane konfirmohen më pas nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e mbajtur menjëherë pas takimit të ministrave.
Sipas Radio Evropës së Lirë, draft-konkluzioni në fjalë do të mirëpret faktin që Qeveria e re e Serbisë e ka afirmuar integrimin në BE si qëllim strategjik, megjithatë ky dokument do të kërkojë që ky pohim të vërtetohet me veprime konkrete në terren.
“Veçanërisht në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli pret që Serbia të tregojë një përkushtim të qartë ndaj BE-së dhe të mbrojë parimet dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në draft-konkluzionet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”