Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, pas një serie bombardimesh nga ana e Ushtrisë ruse, në Kherson.
Lajmin e kanë bërë me dije vetë administratorët e agjencive ushtarake rajonale, sa i përket sulmeve të radhës nga Moska, që kanë shkuar drejt qytetit të sapoçliruar.
Qyteti Kherson, është edhe qendra më e madhe e rajonit Kherson dhe vetëm dy javë më parë, Rusia deklaroi tërheqje të trupave, pas kundërofensivës dhe avancimit ukrainas.
Nga ajo kohë, ka pasur përpjekje për stabilizim të gjendjes, por sulmet ruse nuk janë ndalur.
Vetë moskovitët, janë zhvendosur në rajonin lindor të lumit Dniepro dhe afërsia për të sulmuar i lejon ata të kryejnë bombardime.
Vetëm këto të fundit gjithsesi, janë raportuar të kenë lënë pas viktima.
Në pjesën më të madhe të rajonit, energjia elektrike mungon dhe kjo gjë e bën edhe më të vështirë kërkimin nga ana e autoriteteve në orët e natës.
Ndërsa, disa prej banorëve, janë evakuuar, për të mos cenuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre, për shkak të rrezikut rus, që ende kanoset në rajon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit