Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ja kush janë disa vende interesante në Evropë që lidhen me gra të rëndësishme. www.dw.com
Chateau de Chenonceau në Luginën Loire, Francë: Catherine de Medici (1519-1589) ishte një anëtare e familjes së fuqishme italiane, de Medici, që më pas u bë mbretëreshë e Francës nga martesa e saj me Mbretin Henry II. Si bashkëshorte dhe si mbretëreshë Catherine kishte shumë ndikim gjatë periudhës së konflikteve fetare dhe civile.
Hildegard von Bingen dhe Abacia e Shën Hildegard Në Mesjetë, Hildegard von Bingen ishte një shkrimtare, kompozitore, filozofe dhe mistike e krishterë. Ajo konsiderohet si themeluesja e historisë natyrore shkencore në Gjermani. Gjithashtu themeloi dy manastire. Në Bingen ku kalon përmes Shtegut Hildegard ndodhet Abacia së Shën Hildegard.
Princesha Wilhelmine e Prusisë dhe Bayreuth Markgravine Wilhelmine (1709-1758), motra e preferuar e Frederikut të Madh, është një nga gratë më të shquara të shekullit të 18-të. Ajo dha aprovimin e saj që të ndërtohej Pallati i Ri në Bayreuth, së bashku me shumë ndërtesa të tjera madhështore. Sukseset e Wilhelmine u arritën në botën intelektuale dhe artistike. Ajo përfaqësonte epokën e ndryshimit, Epoka e Iluminizmit.
Dukesha Anna Amalia dhe Weimar Në shekullin e 18-të, Dukesha Anna Amalia i kushtoi jetën e saj arteve, duke kthyer oborrin e saj në Weimar, në një qendër të përsosmërisë kulturore. Ajo ka pasur një karrierë si kompozitore e respektuar në të drejtën e saj. Si adhuruese e letërsisë, në 1766 ajo themeloi bibliotekën Dukesha Anna Amalia.
Rosa Luksemburgu dhe Berlini Në brigjet e Kanalit Landwehr në Berlin gjendet monumenti për aktivisten kundër luftës dhe Marksisten Rosa Luksemburg (1871-1919). Pikërisht këtu ajo gjeti vdekjen brutale në duart e Trupave Vullnetare militariste, gjatë kryengritjes së punëtorëve në 1919. Rosa Luksemburg nderohet si një revolucionare që nuk bëri kurrë kompromis. Në përkujtim të vdekjes së saj, çdo vit njerëzit vendosin lule për nder të saj.
Jane Austen dhe Chawton Autorja Jane Austen (1775-1817) vendosi të mos martohej, po t’ia kushtonte kohën e lirë shkrimit. Në 1809 Austen u zhvendos të jetonte me nënën dhe motrën e saj në një vilë në fshatin anglez Chawton. Në mënyrë anonime filloi të botonte shkrimet e saj: Ndjesi dhe Ndjeshmëri, Krenari dhe Paragjykim, Mansfield Park dhe Emma.
Maria Stuart dhe Linlithgow Kjo rrënojë e shekullit të 15-të në qytetin skocez të Linlithgow është vendlindja e Mary Mbretëresha e Scots (1542-1587), e njohur gjithashtu si Mary Stuart. Vetëm nëntë muajshe ajo u kurorëzua si Mbretëresha e Skocezëve. Më pas, Mary Stuart, u burgos për 18 vjet nga Mbretëresha e Anglisë Elizabeth I derisa u ekzekutua përfundimisht. Asaj iu pre koka dhe vdiq më 8 shkurt 1587 në Kështjellën Fotheringhay.
Peggy Guggenheim dhe Venecia Koleksioni Peggy Guggenheim është një nga monumentet kryesore në Venecia. Lindur në një familje industriale, Peggy Guggenheim (1898-1979) u largua nga Nju Jorku. Me një galeri të improvizuar, ajo u bë ylli i Venecias. Koleksioni i saj, i cili u hap në 1948, ndërthuri artistët evropianë si Picasso, Ernest dhe Dali, me bashkëkohës të rinj amerikanë si Jackson Pollock.
Princesha Diana dhe Londra Princesha e Uellsit, Diana Frances Spencer, u lind më 1 korrik 1961. Anëtare e familjes mbretërore Britanike, gruaja e parë e Princit Charles dhe nëna e Princit William dhe Princit Harry. Në Hyde Park të Londrës mund të vizitoni shatërvanin Diana Memorial, i cili ishte krijuar për të shprehur shpirtin dhe dashurinë e saj për fëmijët. Ajo vdiq në një aksident automobilistik në 1997.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com