Miliarderja Mackenzie Scott, pas divorcit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, është martuar me një mësues të shkencave, i cili punon në shkollën e fëmijëve të saj.
Zonja Scott është një nga gratë më të pasura në botë. Ajo ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj. Lajmi për martesën e saj me Dan Jewett u zbulua përmes faqes së internetit të filantropisë Giving Pledge.
“Dan është një djalë i shkëlqyeshëm, ndaj jam shumë i ngazëllyer për të dy”, tha Bezos në një deklaratë.
MacKenzie Scott dhuron 1.7 miliardë dollarë që nga divorci i Bezos ish gruas Scott, e cila ka rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes.
Ajo ka dhuruar shumë nga donacionet e saj në organizata bamirëse të drejtuara nga gratë.
Zonja Scott ishte e martuar me Jeff Bezos për 25 vjet, duke e ndihmuar atë në projektin e Amazon në 1994.
Ajo është gjithashtu autore e dy romaneve. Në kohën e divorcit të tyre në vitin 2019, Bezos ishte personi më i pasur në botë, me aksionet e tij prej më shumë se 16% të Amazon. Scott mori 4% të aksioneve të Amazon si pjesë e zgjidhjes së divorcit.
MacKenzie Scott aktualisht renditet në personin e 22-të më të pasur, ndërsa Bezos është në vendin e parë me një pasuri prej 177 miliardë dollarësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britney Spears thotë se nuk ka pasur “drejtësi” edhe pas zgjidhjes së çështjes së konservatorit
-
Meghan Markle dhe Princi Harry do të vizitojnë Nigerinë në maj për një arsye të veçantë
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
A mund të jetoni më gjatë nëse hani më pak
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE