Meta po i anulon planet e saj për ekranet e mençura “Portal” dhe dy orët e mençura të palansuara, pasi kompania shkurtoi 11,000 vende pune (gati gjysma ose rreth 46%), shumë prej tyre në divizionet e teknologjisë.
Reuters raportoi më herët se kompania kishte në plan të anulonte planet e saj për “Portal” dhe orët e mençura, duke cituar drejtuesit e Meta-s që folën në një mbledhje.
Meta kishte vendosur tashmë në heshtje të ndalonte prodhimin e pajisjeve “Portal” për konsumatorët në qershor dhe kishte lënë në sirtar orën e mençur që ishte më e largët në zhvillim – me emrin e koduar “Milan”, e cila thuhet se do të mbërrinte në pranverën e vitit 2023 me çmim rreth 336 euro (349 dollarë).
Meta nuk ka mbaruar prodhimin e pajisjeve, por shumica e projekteve të tjera të saj harduerike janë në shërbim të ambicieve të saj AR dhe VR, duke përfshirë kufjet si Meta Quest Pro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës