Ish-mbrojtësi i Manchester United-it, Paul Parker, ka kritikuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer-in dhe Djajt e Kuq, për trajtimin që po i bëjnë Donny Van de Beek-ut.
Sipas Parker-it, situata është “e turpshme” pasi holandezi ka marrë pjesë vetëm në 26 nga 42 ndeshjet që ka zhvilluar ekipi dhe pothuajsë gjithmonë e ka nisur nga stoli.
“Nuk mund ta kuptoj pse United-i nuk e fut në fushë. Është një humbje absolute dhe nuk e kuptoj se çfarë po ndodh”.
“Marrëveshja e tij, bën njeriun të pyesë se kush e firmosi në të vërtet sepse duket se ka inat ndaj tij”, tha Parker-i.
Anglezi beson se Van de Beek-u ka shumë për të dhënë.
“Ai është shumë i talentuar, është një punëtor i palodhur, ka një etikë të mirë në punë, ai mund të triblojë rreth zonës dhe të japë pasa shumë të mira”.
“Unë nuk e shoh Van de Beek-un si një zëvendësues të Fernandes-it, ata mund të luajnë së bashku, veçanërisht kur Paul Pogba mungon, sepse United-it i mungon krijimtaria”.
“Ai duhet të jetë shumë i zhgënjyer, veçanërisht me situatën e Covid-19 dhe duke mos pasur familjen dhe miqtë që vijnë për ta parë duke luajtur. Thjesht nuk e kuptoj”, tha Parker-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in