Biznesmeni rus pranë Kremlin-it, Yevgeny Prigozhin pranoi të hënën e 7 nëntorit se kishte “ndërhyrë” në zgjedhjet amerikane, në prag të “midterm-it” ose zgjedhjeve për Kongresin Amerikan.
Kreu i grupit mercenar rus Wagner dhe i mbiquajtur “kuzhinieri i Putinit”, është akuzuar për ndërhyrje prej vitesh nga autoritetet amerikane.
“Ne kemi ndërhyrë, po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Saktësisht, përpikërisht, kirurgjikisht, në një mënyrë që është unike për ne”, tha Prigozhin në një postim në rrjetet sociale nga kompania e tij “Concord”.
Prigozhin i nënshtrohet sanksioneve amerikane për rolin e tij të dyshuar në ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Departamenti i Shtetit ofroi gjatë muajit korrik një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.
Kjo, duke përfshirë një bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
Shpërblimi, i ofruar nga programi “Rewards for Justice” i departamentit, kërkon informacion për Yevgeniy Prigozhin dhe entitete të tjera të përfshira në ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA. fituar nga republikani Donald Trump.
Prigozhin dhe 12 rusë të tjerë u paditën së bashku me IRA-n në vitin 2018 si pjesë e hetimit të këshilltarit special Robert Mueller nëse Rusia ishte koordinuar me fushatën e Trump për të ndikuar në zgjedhje.
Të pandehurit u akuzuan për një fushatë të madhe, por të fshehur të trolling-ut (përqeshjes) në mediat sociale, që synonte të krijonte mosmarrëveshje mbi çështjet kryesore dhe të ndihmonte Trump të mposhtte demokraten Hillary Clinton.
Edhe pse DASH-i afroi një shpërblim, kësaj radhe informacioni erdhi “pa pagesë” nga i akuzuari kryesor Yevgeny Prigozhin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
-
Saathoff takim me Dumanin: SPAK, institucion kyç për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Abdixhiku takon kryetarët e degëve, diskuton për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit
Lajmet kryesore
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Abdixhiku takon kryetarët e degëve, diskuton për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit