Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një komunikate për media janë shprehur “të zhgënjyer” dhe të “shqetësuar” me Qeverinë e Kosovës dhe për Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo është “brengosëse”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi të bëjë një kompromis për afatin e targave ilegele dhe njoftoi se ato nga 1 nëntori nuk do të konfiskohen, por shoferët do qortohen e më pas gjobiten, por kjo s’ka mjaftuar që të mos marrë vërejtjen e qeverisë amerikane.
Prandaj, Abdixhiku, që tha se këtë të premte po shkruan në Facebook nga Sharri, deklaroi se “sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të sinqerta të tyre, dëmton interesat strategjike të vendit”.
“Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për progresin tonë kolektiv; siç janë esenciale për pozicionimin tonë më të mirë në kohë të paqartësive globale”, pohoi i pari i LDK-së, duke shtuar se “është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”.
Prandaj, Abdixhiku shton se “e drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, e ritheksuar në këto rekomandime ndërkombëtare, duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë”.
Ai pohon se duhet të balancohet mes të drejtës së Kosovës në vendosjen e ligjshmërisë dhe domosdoshmërisë së koordinimit me aleatët historikë në ndjekjen e synimeve të veta strategjike”.
“Të dyja janë të mundshme; s’kemi pse zgjedhim mes tyre”.
Shkallëzimi i vendimit për targat, veprim i matur politik i Kurtit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel