Adrien Rabiot ka rilindur nën drejtimin e trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri-t, këtë sezon, por pavarësisht rritjes së tij në formë, ai nuk ka gjasa të nënshkruajë një rinovim të kontratës me Juventus-in, sugjerojnë raportet në mediat italiane.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, te Juventus-i dëshirojnë ta vazhdojnë kontratën me mesfushorin francez, por nëna dhe agjenti i tij nuk janë dakord që Rabiot të vazhdojë të luajë për ekipin nga Torino.
27-vjeçarit i skadon kontrata në verën e ardhshme, por siç duket ai do të largohet si lojtar i lirë, ashtu siç bëri kur iu bashkua bardhezinjve nga PSG në vitin 2019.
Juventus ingin memperbarui kontrak Adrien Rabiot tetapi sepertinya ibu sekaligus agennya Veronique tidak akan menerima proposalnya.
[@Gazzetta_it] pic.twitter.com/5lZLcLSbEr
— Juventus Indonesia (@juveindonesia) October 24, 2022
Rabiot ishte afër transferimit në Manchester United në verë, përpara se të vendoste përfundimisht të qëndronte në Torino, por tani ai mund të përgatitet për një aventurë të re.
Kujtojmë që Rabiot ka qenë një faktor kyç nën drejtimin e Allegri-it në këtë sezon.
Ai ka munguar në katër takim (tre për shkak të dëmtimit dhe një ishte i suspenduar).
Gjatë këtyre ndeshjeve, Rabiot ka pasur paraqitje shumë të mirë. Ai madje shënoi dy herë nga dy gola, kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve dhe kundër Empol-it në Serie A.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Çuçi u kërkon deputetëve socialistë angazhim për turin e Diasporës, pas suksesit me Athinën
-
Ambasada e SHBA-ve: Angazhimi ndaj çështjeve kibernetike synon një ekosistem të mbrojtur digjital
-
Reagon edhe Bullgaria ndaj Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
-
Kosova vazhdon të jetë jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës