Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi të martën se ishte përsëri në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin.
Madje, kohët e fundit kishte shkëmbyer “letra të ëmbla” dhe 20 shishe vodka.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “LaPresse”, duke zbuluar një regjistrim zëri të Berlusconi-t.
86-vjeçari shpesh mburrej për miqësinë e tij me Putin-in deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Ai krijoi një stuhi muajin e kaluar kur tha se Putini ishte shtyrë në luftë dhe donte të vinte “njerëz të mirë” në krye të Kiev-it.
“Kam kontaktuar me Putinin, mjaft shumë, aq sa për ditëlindjen time ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, u tha Berlusconi ligjvënësve të dhomës së tij të ulët sipas audios së publikuar nga LaPresse.
Më tej, ish-kryeministri zbulon se i dërgoi disa shishe verë Lambrusco dhe “një letër po aq të ëmbël”.
Ky i fundit e festoi ditëlindjen më 29 shtator.
Ai shtoi se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën në Ukrainë, por nuk mund të jepte mendimin e tij të vërtetë, sepse “nëse ajo del në shtyp, do të ishte një fatkeqësi”.
Një zëdhënës i partisë mohoi se Berlusconi ishte përsëri në kontakt me Putin-in, duke thënë se ai u kishte treguar parlamentarëve të tij “një histori të vjetër që i referohej një episodi shumë vite më parë”.
Forza Italia më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se qëndrimi i Berlusconi-t dhe partisë për luftën ishte “në përputhje me pozicionin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara” dhe “nuk kishte vend për paqartësi dhe nuk ka pasur kurrë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë