Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, të hënën.
Kjo për arsyeje se të njëjtit kanë konsideruar se është e paarsyeshme dhe e palogjikshme pritja e deputetëve.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se kuvendi duhet të marrë vendime me shumicë.
“Është shumë me rëndësi të kuptojmë se kuvendi merr vendime me shumicë. Kemi më shumë se katër orë kuorum për votim, dhe kuvendi nuk po voton. Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe as të parlamentarizmit”, tha Gashi.
Ndërkaq, theksoi se pritjet për të ardhur deputet janë të paarsyeshme.
“Është e paarsyeshme që ne të vazhdojmë të marrim pjesë në seancë duke marr parasysh këtë sjellje ku na pamundësohet që disa orë të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve duke pritur që kuvendi t’i bëjë 61 deputetë”.
“E paarsyeshme dhe e palogjikshme. Momenti që kuvendi ka 61 deputetë, detyrë e kryetarit të kuvendit është që të fillojë seancën dhe Kuvendi të vendosë me votë lirë”, tha Gashi.
Ndërsa, shefi i grupit të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkoi përgjegjësi e angazhim nga pozita duke shtuar se po vërehet menaxhim i dobët në çdo sektorë.
“Si Grup Parlamentar kërkojmë përgjegjësi dhe angazhim nga mazhoranca. Po shohim menaxhim të dobët”.
I të njëjtit mëndim u shpreh edhe shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se në mungesë të kushteve të punës seanca duhet të mbyllet
“Nuk ka kushte të punës dhe mendoj që duhet të mbyllet seanca”.
Kuvendi i Kosovës kishte shtyrë seancën e së hënës për në orën 13:00, për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte deklaruar se Komisioni për Legjislacion po i interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.
Por, që e njëjta seancë sërish kishte dështuar të mbahet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”