Mbrojtësi i Inter-it, Denzel Dumfries, është në radarin e Chelsea-t, sipas gazetës italiane Corriere dello Sport.
Dumfries, 26 vjeç, ishte afër një lëvizjeje në Stamford Bridge të diskutuar gjatë verës, por Inter-i refuzoi ofertën e Chelsea-t.
Tani, Blutë janë të vendosur të bëjnë një ofertë prej 50 milionë euro për reprezentuesin holandez që mund të shohë skuadrën e Premier League të bëjë lëvizjen e tyre në janar, por ta lejojë atë të qëndrojë në Inter në një huazim gjashtë mujor.
Inter e blenë Dumfries, për 14 milionë euro në vitin e kaluar nga PSV Eindhoven, porqë në sezonin e parë me fanellën zikaltër, Dumfries pati paraqitje shumë të mira, kështu që Inter-i nuk dëshiron ta lirojë atë pa katërfishin e shumës që e kanë blerë.
Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me pesë gola dhe po aq asistime asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është një lojtar i rregullt në skuadrën e Holandës me pesë gola në 35 paraqitje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel