“Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Tashmë, i takon Shqipërisë të bëjë ndryshimet, pasi shqiptarët meritojnë më shumë”.
Kjo ka qenë thirrja e kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, në qendrën e lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Sipas Kurtit, “Shqipëria ende nuk e ka përmbyllur fazën tranzicionale”. “Duhet të ketë më shumë gjithëpërfshirje sociale dhe pjesëmarrje qytetare. Këto janë ato që e përbëjnë shtetin dhe popullin”.
“Kosova e Shqipëria janë vendet më të prapambetura ne Evropë. Kemi deficite të tmerrshme tregtare. Shtetet tona i mbajnë emigrantët tanë. E domosdoshme të rritet prodhimtaria. Duhet zvogëluar emigrimi. Në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kthehen Shqiptarët”.
Për sa i përket raporteve me Tiranën zyrtare, Kurti shprehu sigurinë se ai do të ketë “marrëdhëniet më të mira që ka pasur ndonjëherë një Kryeministër i Kosovës me Shqipërinë”.
“Bashkëpunimin do ta fillojmë menjëherë pas formimit të qeverisë në Kosovë. Do të takoj të gjithë drejtuesit shtetërorë shqiptarë.”
Kreu i Vetëvendosjes ka theksuar ndër të tjera se “mirëqenia duhet të jetë për të gjithë dhe jo për një grumbull të vetëm njerëzish”. “Shteti duhet të jetë për shumicën. Duhet kuptuar se shteti është më i madh se qeveria”.
Ndër të tjera, Kurti foli për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite.
“Nëse deri në 2020-ën kemi pasur rritje me progresion artimetik, sot kemi rritje me progresion gjeometrik”, nënvizoi ai. “Në Shqipëri janë rritur mbështetësit gjithashtu dhe jam i bindur se kjo do të reflektohet në zgjedhjet e radhës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe e jona. Halli i përbashkët është më i madhi. Me politikat e duhura, do të adresohen këto probleme”.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti ka pohuar se do të votojë në Tiranë më 25 prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel