Më 3 mars, Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, deklaroi se qeveria po shqyrton të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Tokios për shkak të COVID-19.
Rastet e reja të të prekurve me coronavirus kanë rënë ndjeshëm, pas rritjes së kurbës në fillim të muajit janar.
Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, tha të martën ritmi i rënies së të prekurve ishte ngadalësuar. Ai shprehu shqetësimin se përshkallëzimi i kufizimeve mund të mos mjaftonte.
Nga 47 prefektura qeveria kishte vendosur kufizime emergjente për shkak të COVID-19 në vetëm 11 prefektura. Këto përshkallëzime janë në fuqi deri më 7 mars në Tokio dhe në zonat përreth si në Kanagawa, Saitama, Chiba.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare